Google ADS

Krasniqi, Rizvanollit: Ti as detyrën e ministres nuk po di ta bësh

12:46 | 28 Dhjetor 2021
V. S.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, nuk po di ta bëj detyrën veç po provon.

“Ministrja e nisi shumë mirë fjalën e vet tha “Nuk po di si me u përgjigj po provojë”. Realisht ti as detyrën e ministres nuk po din ta bësh vetëm po provon. Përderisa ti je duke provouar shumë njerëz janë në terr edhe në ftohtë. Këto 20 milionë na paskan siguruar dritat.. Çka do ti thoni banorëve në “Kroin e Vitakut” që tre ditë nuk kanë rrymë. A është ndalë restrikcioni atje. Çka do t’i thoni qytetarëve që nuk kanë rrymë mbi 12 orë? Kënd po e mashtroni. Kë po e mashtroni?”.

Këto debate po bëhen ne seancën plenare ku po diskutohet çështja e energjisë elektrike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme