Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka thënë se përderisa raportin e komisionit të Shpejtim Bulliqit nuk po e respektojnë krerët shtetërorë të Kosovës, nuk ka pse të njëjtin ta respektojë edhe politika zyrtare e Malit të Zi, shkruan arbresh.info
Ai, përmes një statusi në proflin e tij në Facebook, ka thënë se raportin e Bulliqit nuk e bëjnë hesap asnjë lider i Kosovës, prandaj edhe s’pret që këtë ta bëjë as Podgorica zyrtare që, sipas tij, me marrëveshjen e Demarkacionit po fiton territor të ri pas 71 viteve.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
TE DETYROJNË ME FOLË E ME SHKRU!
Kur njeriu dëgjon e lexon në Kosovë se “Mali i Zi s’e bën hesap raportin e Shpejtim Bulliqit”, se ashtu po thotë Podgorica zyrtare, të bënë edhe të qeshesh edhe të qash?!
Pse?
Se raportin e Komisionit Bulliqi, ka kohë që nuk janë duke e bërë hesape, krerët më të lartë, të sotshëm e të djeshëm të Kosovës, madje të njëjtën gjë janë duke e bërë edhe zëdhënësit e tyre në çdo pore të jetës sonë, zyrtare e mediale. Pse mos ta bëjë politika zyrtare e Malit të ZI, që ka fituar territor të ri?!
Po, Mali i Zi ka fituar territor të ri pas plotë 71/72 viteve (1945/46)?! A thua kjo ndodhi vetëm për shkak të padijes sonë?
Nëse kjo është rezultat i padijes sonë, ndoshta na falët?!/arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...