Google ADS

Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, shqetësuese numri i madh i vërejtjeve

22:17 | 30 Tetor 2024
E.H

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka komentuar Raportin e Progresit për Kosovën i cili u publikua sot.

Sipas Krasniqit, Raporti është gjerësisht negativ kjo për shkak të qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes, përcjell Arbresh.info.

Si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Krasniqi theksoi se është shqetësuese një numër kaq i madh i vërejtjeve serioze ndaj Qeverisë dhe shumicës parlamentare në Kuvend, e cila e ka përgjegjësinë politike.

Postimi i plote:

Si Kryetare e Komisionit për Integrim Evropian në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po i ndaj me ju disa vërejtje fillestare nga Raporti i Progresit për Kosovën i publikuar sot.

Raporti është gjerësisht negativ si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes me një Qeveri që për katër vite na armiqësoi me miqtë dhe partnerët tanë strategjik, e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje.

Në përgjigjësi, është shqetësues një numër kaq i madh i vërejtjeve serioze ndaj Qeverisë dhe shumicës parlamentare në Kuvend, e cila e ka përgjegjësinë politike.

Raporti ka gjetur se rekomandimet e raportit nga viti 2023 nuk janë zbatuar thujase në asnjë fushë.

Më tutje, këshillat, sugjerimet e rekomandimet e Bashkimit Evropian nuk janë marrë parasysh për shumicën e ligjeve dhe politikave kyqe.

Raporti ka vlerësuar se ka progres të limituar thujase në çdo fushë të qeverisjes.

Disa prej vërejtjeve tjera më specifike, janë:

Qeveria nuk ka arritur të ndërtojë dialog për të shtyrë agjendën e BE-së përpara, pra bëhet thirrje për një qasje kontruktive e pozitive

Pushteti ka rrezikuar reformat kryesore dhe nuk ka mbajt konsultime publike për këto reforma

Nuk janë realizu reformat për organizimin e administratës

Progres i kufizuar në reformën e sistemit të drejtësisë

Injorim i këshillave të fuqishme të BE-së dhe Komisionit të Venedikut rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe reforma tjera në fushën e drejtësisë

Progres i kufizuar në luftën kundër korrupsionit

Përpjekje nga Qeveria për të ushtruar kontroll mbi mediat

Injorim i rekomandimeve të BE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare për rregullatorin e mediave

Kërkesë urgjente me adresu pavarësinë dhe përgjegjësinë në Radio Televizionin Publik të Kosovës

Dobësi në menaxhimin e investimeve publike dhe mbikëqyrje e dobët e ndërmarrjeve publike

Sistemi i prokurimit i shoqëruar me parregullësi dhe i ekspozuar ndaj korrupsionit

Injorim i procedurave në Kuvend për miratimin e 18 ligjeve dhe dështim në përmbushjen e afateve të caktuara nga Gjykata Kushtetuese për të rishikuar ligjet

Refuzim i Qeverisë për t’u përgjigjur pyetjeve parlamentare duke dëmtuar demokracinë në vend

Vonesa të mëdha në zbatim të agjendës së BE-së e cila është tërësisht në përgjegjësi të Zëvendëskryeministrit të Parë, përfshirë mospërfshirjen e ministrive në këtë proces./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme