Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka bërë një vizitë në Prizren ku është takuar edhe me kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se Shaqir Totaj është model i qeverisjes së mirë, shkruan Arbresh.info.
“Model i qeverisjes së mirë, e cila kryen punë, i realizon premtimet dhe është gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Ky është suksesi i Kryetarit Shaqir Totaj dhe ekipit të tij, të cilët çdo ditë e më shumë po e transformojnë qytetin dhe po e përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prizrenit, përmes investimeve të shumta në infrastrukturë, si kjo e revitalizimit të rrugës “Shuaib Spahiu”, që filloi sot në zonën historike të qytetit.”, ka shkruar ai.
Sipas Krasniqit, të kënaqur me punën e kryetarit janë edhe fermerët e komunës, por edhe artistët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”.
“Të kënaqur me mbështetjen dhe punën e qeverisjes lokale janë edhe fermerët e komunës, por edhe artistët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”, të cilët i takuam sot, për të bashkëbiseduar me ta.”, tha ai.
Tutje ai tha se këtë model të qeverisjes, PDK do ta jetësoj edhe në nivelin qendror.
“Këtë model të qeverisjes – me qytetarin në qendër, që kaq shumë po i mungon sot Kosovës, PDK do ta jetësoj edhe në nivelin qendror.”, u shpreh kreu opozitar./Arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...