Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka kërkuar sot Kryeministrit Kurti që të gjejë zgjidhje sa më parë për përfundimin e grevës së mësimdhënësve dhe rikthimin e fëmijëvë nëpër shkolla.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debat paralamentar për grevën, Krasniqi tha është përgjegjësi e Qeverisë të gjejë zgjidhje për këtë padrejtësi që po u bëhet nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve.
“Sot nuk është më çështja se kush ka të drejtë, çështja është kush e zgjidh padrejtësinë. E padrejtësi s’po përjeton as ti kryeministër, as sindikatat. Padrejtësinë më të madhe sot po e përjetojnë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit. Dhe ky është roli e përgjegjësia jote”, tha kryetari i PDK-së.
Krasniqi tha se edhe pse nuk është përgjegjësi e opozitës, në këtë pikë do të marrin përgjegjësi bashkë me të.
“Gjej zgjidhje. Po të mbështesim”, theksoi ai.
Krasniqi shtoi se fushëbeteja e fundit politike në të cilën do të dëshironte të të ballafaqohej është pikërisht kjo për çka jemi mbledhë sot, sepse sado që mund të argumentojmë këtu pro e kundër, ka një fakt më të madh jashtë kësaj salle, e që është më i rëndësishmi.
“E ai fakt është se sot, rreth 300 mijë nxënës në Kosovë janë në shtëpi, e do të duhej të ishin në shkollë që 15 ditë me radhë. Prandaj nuk ka lavdi politike prej ballafaqimit tonë si pozitë e opozitë, përderisa ky realitet sot i shoqëron qytetarët e Kosovës, prindërit, nxënësit e mësimdhënësit tanë. Por ka momente në jetën politike, kur gjërat s’bëhen për shkak të lavdisë. Bëhen për shkak të nevojës. Bëhen për shkak të përgjegjësisë që kemi”, ka thënë lideri i PDK-së.
Sipas tij, Kurti me kokëfortësinë e tij po i saboton grevistët.
“E drejta me shprehë pakënaqësi dhe kërkesa është e drejtë demokratike dhe s’mund të shuhet nga askush, kushdo qoftë dhe ne të këmi ftuar dhe të këmi dhënë mbështetjë në këtë rast me i dëgju e më i ofru zgjidhje kërkesave të sindikatave. Por ty nuk të ka interesu zgjidhja, sepse duket që të ka interesu konflikti, sepse ju jeni njeri i tensionit dhe e keni problem me u sjellë në situatë normale, e sot njerëzit po kërkojnë normalitet, jo konspiracion”, u shpreh i pari i PDK-së.
Tutje, Krasniqi e cilësoi të turpshëm qasjen e kryeministrit dhe vartësve të tij ndaj kreut të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj.
“Në vend se me e vendosë në fokus problemin, ti e ke vendosë Rrahman Jasharin. Përballë tij, ti je tregu i fortë, e ke mësy me fushatë me krejt vartësit e tu, duke i vendosur lloj lloj epiteti prej njeriut të opozitës deri te njeri i Serbisë, që ishte e turpshme”, përfundoi ai. /arbresh.info/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...