Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për protestën e sotme të thirrur nga organizatat e dala nga lufta, ku sipas tij një e tillë është duke u organizuar në të njëjtën ditë në Beograd kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.
Krasniqi tha se Qeveria po kërkon përplasje për ta larguar vëmendjen nga përgjimet e publikuara me shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Srpska, Sllavko Simiq.
Ai ka ftuar veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për siç ka thënë vetëpërmbajtje dhe qetësi
“Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar”, ka porositur Krasniqi protestuesit. Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Qeveria kërkon përplasje!
Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje.
Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj.
Veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore, për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim.
Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla.
Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile.
Turp i madh! Fatkeqësi e madhe!
Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.
Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon – edhe në dëm të interesit të vendit.
Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar!/Arbresh.info/
lexo edhe:
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...