Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se nesër, nga ora 14:00, do të protestojnë, duke filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo protestë do të jetë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Në lidhje me këtë ka folur Frashër Krasniqi, nga PSD-ja, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ku tha se Qeveria Kurti po i trajton qytetarët në një mënyrë arrogante.
“Qytetarët po trajtohen në një mënyrë arrogante, të papranueshme dhe elitare, se gjoja ju jeni ata të padijshmit që nuk e dini sa keni harxhuar deri më tani rrymë dhe jeni duke e harxhuar për luks. Kjo është mënyra si qeveria i ka trajtuar qytetarët”, u shpreh ai.
Krasniqi tha se qeveria shtrenjtimin e energjisë elektrike po e arsyeton me shpenzimin e paarsyeshëm të qytetarëve, e këtë ai e ka konsideruar si të gabuar, përcjell Klankosova.tv.
“Në këtë rritje, një kompani private është e vetmja që nuk po preket fare. Krejt kjo rritje po arsyetohet se qytetarët po harxhojnë për luks, pra është një trajtim i gabuar. Edhe nëse ka qenë çmimi i lirë i rrymës deri më sot, rryma ka qenë e lirë, por prapë KEDS-i ka dalë në fitim, kështu që s’ka pasur nevojë të shtrenjtohet rryma. Qeveria nuk ka bërë fare remont të termocentraleve tona, që me gjasë mund të jetë edhe shkaktari për rënien e blloqeve”, tha ai.
Tutje, Frashër Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës ka pasur mundësi ta parashohë situatën me energjinë elektrike, ashtu siç kanë bërë, sipas tij, edhe vendet e tjera. Ai gjithashtu u shpreh se Qeveria Kurti di të ndalet para presionit.
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...