Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës duket se ka hequr dorë nga çdo përpjekje serioze për ta ndihmuar vendin që ta përballojë krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet.
I pari i PDK-së, thutje thotë se të dhënat për muajin korrik tregojnë se çmimet e ushqimit në Kosovë kanë qenë për 22.1% më të larta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, përderisa të ardhurat e qytetarëve, kanë mbetur të njëjta me periudhën e para krizës e që në terma real, nënkupton një rënie të konsiderueshme të fuqisë blerëse.
“Në tërë këtë situatë, Qeveria e Kosovës ka shfaqur vendosmëri të lartë për të refuzuar çdo rekomandim që do të ndikonte në frenimin e rritjes së çmimeve, por edhe rekomandimet për rritjen e pagave, e të paktën të pensioneve dhe të përfitimeve nga skemat sociale, për aq sa është niveli i inflacionit”, thotë tutje Krasniqi./arbresh.info/
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...