Deputeti i Partis Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur kritik ndaj deputetëve të mazhorancës, të cilët kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme ku pritej të diskutohej për mbështetjen ndaj Policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se sot, për herë të dytë brenda një jave, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Sot, për herë të dytë brenda një jave, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila, me miratimin e saj, do të ndihmonte shpejtë dhe konkretisht Policinë e Kosovës. Është e mjerueshme dhe për keqardhje kjo qasje e pushtetit ndaj policëve tanë. Shpejt e harruan sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku dhe kolegëve të tij, të cilët, çdo ditë e vënë jetën e tyre në rrezik për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e shtetit tonë”, tha Krasniqi, përcjell Arbresh.info.
Tutje, Krasniqi thotë se do të insistojnë përmes të gjitha mënyrave dhe mekanizmave që kjo Rezolutë ta miratohet.
“Por, PDK nuk do të ndalet. Ne do të insistojmë, përmes të gjitha mënyrave dhe mekanizmave që këtë Rezolutë ta miratojmë. Shtesat për rrezikshmërinë, sigurimi shëndetësor dhe miratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm – janë më të paktat që meritojnë policët tanë”, tha lideri i PDK-së./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...