Pas debatit të ashpër të autoriteteve të PSD-së, se VV ka bërë koalicion me PDK, debati ka kaluar edhe në Kuvendnin e Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, tha edhe një herë se nuk ka koalicion mes PDK dhe VV.
Krasniqi, ka thënë se PDK nuk është parti me vija të kuqë, por është parti e hapur ndaj koalicioneve.
“Nuk është e vërtet se ka koalicion PDK -VV, dhe fotografia nuk konfirmon asgjë”, shkruan lajmi.net.
Debati nuk është ndalur më kaq.
Krasniqi iu drejtua deputetit Konjufca dhe Molliqaj, duke u thënë se edhe ata dëshirojnë të jenë në koalicion me PDK-në.
“ E kanë bërë zanat ju PSD-ja edhe VV-ja, kur doni mu nguc me njëri tjetrin thonë jeni bo si PDK, a kanë qef të bëhen më PDK”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, Dardan Molliqaj, ka shtuar nuk do të ndodhë asnjëherë që partia e tij të bëjë koalicion më PDK-në, deri sa njëherë PDK-ja nuk shkon në opozitë.
“Në asnjë rrethanë PSD nuk bën koalicion me PDK pa shku PDK në opozitë. Mund të jetë vetëm fiksim i juaji”, ka thënë Molliqaj në kundërpërgjigjen e tij.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklarimi te Molliqaj lidhur me koalicioni duke e quajtur se ky qëndrim është e mira e vetme që PSD e ka marr pas daljes nga VV.
“ I vetmi qëndrim i mirë që e ka marr nga VV, dhe pajtohem plotësisht”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka mohuar se VV ka bërë koalicion me PDK, duke përmendur rastin e refuzimit të ftesës për koalicion, të ish-kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi në vitin 2014.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...