Google ADS

Krasniqi: Prokuroria Speciale të hetojë procesin e privatizimit

20:23 | 31 Mars 2017
M. A.

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në lidhje me fillimin e hetimeve për privatizimin e hidrocentraleve, ka shkruar ne Facebook se nëse vërtetë Prokuroria Speciale ka nisur këtë hetim, duhet përshëndetur, por kjo është tepër pak, pasi hetimin Prokuroria Speciale duhet ta shtrijë në gjithë procesin e privatizimit.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Nëse vërtetë, Prokuroria Speciale ka nisur ketë hetim, duhet përshëndetur, por kjo është tepër pak, pasi hetimin Prokuroria Speciale duhet ta shtrijë në gjithë procesin e privatizimit e sidomos të atyre Ndërmarrjeve që janë privatizuar me Spinof special. Bile, fillimi i hetimeve për këto ndërmarrje do të ishte i domosdoshëm.

Ne një situatë të tillë, nuk ka si mos të shtrohet pyetja: Pse deri më tani ka heshtur Prokuroria e Shtetit dhe pse vazhdon të heshtë Prokuroria Speciale? Kush duhet ta mbrojë pasurinë publike e kombëtare, nëse ketë nuk e bëjnë institucionet përgjegjëse të shtetit tonë?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme