Albert Krasniqi, analist nga KDI, njëherit monitorues i Kuvendit ka thënë se nëse miratohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit, mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.
Ai ka treguar se në vitin 2011 është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin që u jepte pensione suplementare deputetëve, shkruan Indeksonline.
Kjo, pasi Gjykata e kishte vlerësuar se ishte në kundërshtim me kushtetutën. Sipas tij, i njëjti parim mund të vlejë edhe për pensionet e arsimit.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Nëse Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të 90-ta miratohet nga Kuvendi i Kosovës, gjasat janë të mëdha të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.
Në vitin 2011 ne kemi kontestuar në Gjykatën Kushtetuese (me ndihmën e Avokatit të Popullit) ligjin që u jepte pensione suplementare deputetëve.
Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar se është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi që pensionet e propozuara duhet të paguhen nga buxheti i shtetit pa kontributin e përfituesve të pensioneve, ky lloj i legjislacionit krijon diskriminim ndaj pjesëtareve të tjerë të shoqërisë dhe të gjithë pensionistëve të tjerë në Kosovë dhe i shkel parimet e barazisë dhe të drejtësisë sociale të mbrojtura me Kushtetutë.
I njëjti parim mund të vlejë edhe për pensionet e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, të cilët pritet të përfitojnë më shumë në raport me pensionistët e tjerë të cilët kanë paguar tatimet dhe kontributin pensional.
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...