“Albin Kurti deri tani ka pasur tendencë për të bërë show në dialogun Kosovë-Serbi”, u shpreh kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Sipas Krasniqit, kryeministri nga radhët e Vetëvendosje po shkon në dialogun me Serbinë me qëllime të ngjashme me ato të udhëheqësve të PDK lidhur me shkrirjen e konfliktit dhe njohjen reciproke, si dhe respektimin e sovranitetit të Kosovës.
“Unë nuk besoj se deri tash është dëshmuar nga ana e z. Kurti mjaftueshëm se ai vërtet po shkon me këtë qëllim sepse deri tash ka pasur më shumë tendencë për të bërë një show apo për të krijuar momente përfitimi kushtimisht po them politike të brendshme në Kosovë,” deklaroi kryetari i PDK, Krasniqi për EuroNewsAlbania.
Ai shtoi se procesi i dialogut duhet të koordinohet deri në detaje me SHBA dhe partnerët evropian me qëllime të hapura, si dhe se ‘sovraniteti shtetëror, integriteti territorial, rregullimi i brendshëm shtetëror duhet të ruhet në kuadër të këtij procesi’.
Krasniqi deklaroi se PDK do të mbështesë marrëveshjen që sjell njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë dhe që i mundëson Kosovës anëtarësimin në organizata ndërkombëtare duke filluar nga OKB.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën