Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka zhvilluar një takim me ministrin për Administratë Publike të Republikës së Italisë Renato Brunetta i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali Lendita Haxhitasim dhe Këshilltari i lartë politik njëherësh koordinatori nacional për OGP, Fidan Kalaja.
Në qendër të takimit, ishin katër fusha të bashkëpunimit të mundshëm: vullneti i plotë për ta shoqëruar Kosovën në rrugën e saj për t’iu bashkuar Open Government Partnership (OGP), sinergjia në aktivitetet trajnuese, edhe nëpërmjet Qendrës së OECD-së në Caserta, që ofron Shkolla e Administratës Kombëtare; gatishmëria për të transferuar përvojën e asistencës teknike “Capacity Italy” tek autoritetet vendore, krijimi i një grupi punues për të lehtësuar suksesin e këtyre nismave me interes të përbashkët.
Në fund, të dy palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët./arbresh.info/