Google ADS

Krasniqi pritet në takim nga Nënkryetari i Parë i Parlamentit Evropian, diskutuan për demokracinë lokale

12:18 | 5 Maj 2022
A. B.

Ministri i Qeverisë së Kosovës, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Nënkryetari i Parë i Parlamentit Evropian, Othmar Kara.

Gjatë këtij takimi Krasniqi dhe Karas diskutuan për demokracinë lokale, fuqizimin e shoqërisë civile, shërbime efektive për qytetarët, përmes iniciativave të ndryshme dhe reforma në qeverisje lokale.

“I nderuar të mirëpritem nga Nënkryetari i Parë i Parlamentit Evropian, z. Othmar Karas.

Z. Karas, është gjithmonë i përkushtuar të pozicionoj Parlamentin Evropian si zërin e nevojave të qytetarëve përmes dhënies së pronësisë reale, ndërsa komunat dhe rajonet si primare në fuqizimin e demokracisë evropiane.
Bashkëbiseduam së bashku për demokracinë lokale, fuqizimin e shoqërisë civile, shërbime efektive për qytetarët, përmes iniciativave të ndryshme dhe reforma në qeverisje lokale” shkruan Krasniqi në njoftim./arbresh.info/

 

Të ngjashme