Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz,
Krasniqi ka njoftuar se kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe për zhvillimet lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.
“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, prita të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, me të cilin diskutuam për situatën aktuale politike në vend dhe për zhvillimet lidhur me dialogun Kosovë – Serbi”, shkruan Krasniqi.
Kreu i PDK-së, tha se në këtë takim ka shprehur qëndrimin e kësaj partie se Kosova ka nevojë për një marrëveshja finale që përqendrohet në njohjen reciproke.
Ndërsa emisarin Troccaz e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës.
“Në këtë takim, shpreha qëndrimin tim dhe të PDK-së se Kosova ka nevojë për një marrëveshja finale që përqendrohet në njohjen reciproke. Emisarin Troccaz e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës. PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim konstruktiv me aleatët tanë ndërkombëtarë”, shkruan Krasniqi./Arbresh.info/
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...