Google ADS

Krasniqi pret në takim deputetë austriakë, flasin për thellim bashkëpunimi

18:21 | 19 Qershor 2023
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim, në selinë e partisë së tij, delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës të udhëhequr nga deputetja, Carmen Jeitler-Cincelli.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se diskutuan për raportet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

“Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme”, tha Krasniqi.

“PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, tha lideri i PDK-së./Arbresh.info/

Të ngjashme