Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Krasniqi tha se kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.
Ai e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës.
“Pata kënaqësinë, të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve aktuale politike në vend. Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ambasadorin De Riu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, duke u zotuar se qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi”, shkroi Krasniqi në Facebook./Arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...