Google ADS

Krasniqi pret në takim ambasadorët, diskutojnë për situatën politke në vend

13:23 | 22 Shkurt 2024
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Zëvendës-Ambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad dhe Zëvendës-Ambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero.

Krasniqi ka thënë se kanë diskutuar për për zhvillimet aktuale politike në vend.

Ai atyre u ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me situatën e vështirë sipas tij politike dhe ekonomike në vend.

“Diplomatëve evropianë u shpreha shqetësimin tim në lidhje me situatën e vështirë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Nga ta, para se gjithash, kërkova që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës. Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa ka thënë se i ka siguruar ambasadorët se partia e tij do të vazhdojë të angazhohet seriozisht dhe të luaj rol konstruktiv në procesin e Integrimit euro-atlantik të vendit.

“Ambasadorët i sigurova se PDK do të vazhdojë të angazhohet seriozisht dhe të luaj rol konstruktiv në procesin e Integrimit euro-atlantik të vendit, si vizion i kahmotshëm i yni dhe rrugë e vetme drejt zhvillimit dhe përparimit”, ka thënë kreu i PDK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme