Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me lidershipin e partisë, kanë pritur sot në Prishtinë udhëheqësit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), partisë pan-evropiane që mbledhin rreth vetes partitë liberale nga mbarë Evropa.
Delegacionin e ALDE-s, të prirë nga bashkëpresidenti i saj, Ilhan Kyuchyuk, Krasniqi i njoftoi për zhvillimet dhe reformat që ka ndërmarr PDK-ja së fundmi, thuhet në komunikatën për media.
Krasniqi foli për iniciativat e fundit rreth fuqizimit të rinisë e posaçërisht grave, me theks të veçantë për vendimin e PDK-së për barazi gjinore në përfaqësim, 50/50, në të gjitha strukturat dhe organet vendimmarëse.
Drejtuesit e ALDE-s u interesuan po ashtu edhe për zhvillimet e fundit aktuale politike në vend dhe për qëndrimet e PDK-së lidhur me to.
Kjo vizitë e drejtuesve të ALDE-s vjen pas shprehjes së vullnetit të PDK-së për anëtarësim në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, në Kongresin e mbajtur nga 2 deri 4 qershor të këtij viti në Dublin të Irlandës, ku i pranishëm ishte Memli Krasniqi./arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...