Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e PDK-së Kryetarin e partisë Alternativa nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin dhe delegacionin e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se bashkë kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe nevojën e vazhdueshme për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive politike shqiptare.
“Partia Alternativa, për një vit sa është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut, ka bërë një punë të rëndësishme në fuqizimin e rolit të faktorit shqiptar atje, për çka, kryetarin Gashi dhe bashkëpunëtorët e tij i përgëzova për angazhimin e palodhshëm në këtë aspekt”, ka shkruar Krasniqi.
“PDK mbetet e përkushtuar për partneritet dhe bashkërendim të politikave të përbashkëta me qëllim të mbrojtjes dhe fuqizimit të interesave të shqiptarëve në rajon”, ka përfunduar lideri i PDK-së./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare