Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Memli Krasniqi, i ka uruar kandidatët e subjektit që ai drejton të cilët kanë fituar në Zveçan dhe Zubin Potok në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se përkundër që procesi zgjedhor ka qenë i rregullt dhe i qetë, shqetësuese është pjesëmarrja e ulët e votuesve në zgjedhje.
“I uroj Ilirin dhe Izmirin për fitoret, por edhe Albulenën e Taulantin për angazhimin dhe punën e palodhshme në komunat ku garuan. Ndërkaq, falënderimi më i madh u takon të gjithë atyre qytetarëve të cilët edhe sot i besuan PDK-së, kandidatëve dhe ofertës tonë”, ka shkruar Krasniqi.
“Përtej kësaj, e rëndësishme është që procesi i sotëm ishte i rregullt dhe i qetë. Megjithatë, mbetet shumë shqetësues fakti që situata në pjesën veriore ka degraduar, gjë që u pa edhe nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, i pari i PDK-së ka shtruar se partia e tij mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për qeverisje gjithëpërfshirëse.
“Tani presim nga qeveria që të marrë obligimet dhe detyrat që i takojnë – për të zbatuar vullnetin qytetar dhe për të mundësuar konsolidimin e institucioneve në katër komunat e veriut. PDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për të ofruar qeverisje gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ky ka qenë zotimi ynë – ky është edhe misioni ynë”, tha në fund Krasniqi./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...