Jeta Krasniqi, hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), njëherit njohëse e procesit të dialogut, ka konsideruar se nisma e presidentit Hashim Thaçi për ndërtimin e e një ekipi gjithëpërfshirës është e mirëpritur. Mirëpo sipas saj, Thaçi fillimisht duhet të konsultohet me partitë politike rreth kësaj çështjeje, pasi që ashtu si ajo thotë, secila nismë në këtë fazë të dialogut duhet të ndërmerret duke ndërtuar një konsensus të brendshëm politik.
“Por presidenti i vendit para vendimeve të mëdha duhet ta konsultojë spektrin politik duke u dokorduar rreth platformës shtetërore të Kosovës në këto bisedime. Edhe përkundër situatës aktuale me Kuvendin e pakonstituar, mendoj se z. Thaçi duhet t’i ftojë sa më parë përfaqësuesit politikë në një tryezë të gjerë për t’i njoftuar ata lidhur me kërkesën e BE-së rreth vazhdimit të dialogut, në mënyrë që të ndërtohet një pozicion i përbashkët politik në raport me Serbinë”, ka deklaruar ajo.
Krasniqi më tej, ka thënë se edhe përfshirja e shoqërisë civile dhe e mediave në këtë proces, do të kishte një impakt të rëndësishëm në kuadër të gjithëpërfshirjes dhe transparencës.
Po ashtu, ajo ka vlerësuar se duhet të ketë një komunikim të hapur dhe të sinqertë me qytetarët mbi atë se çfarë diskutohet dhe çfarë pritet nga tërë ky proces.
Ndërkohë, ka konsideruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka sjellë rezultatet e pritura gjatë viteve. Andaj sipas saj, duhet bërë një riformatim i mirëfilltë i këtij procesi.
“Duhet të ketë një riformatim të mirëfilltë të këtij procesi jo vetëm në formë dhe prezantim por në substance, në platformën e diskutimit, në afat kohor të zbatimit dhe epilogun e tij, duke kërkuar garanci nga BE për marrëveshjet që do të arrihen dhe duke kërkuar përfshirjen e SHBA-së në një rol aktiv në kuadër të këtij procesi”, ka shtuar ajo raporton zeri
Sipas Krasniqit, ky proces është shoqëruar nga mostransparenca qysh prej se ka nisur.
“Mungesa e theksuar e transparencës e ka shoqëruar këtë proces që në fillimet e saj duke krijuar konfuzion dhe paqartësi mbi synimet e dialogut, marrëveshjet e arritura dhe ndikim e tyre në jetën e qytetarëve dhe rendin shtetëror të Kosovës. Dykuptimësia e marrëveshjeve si dhe mungesa e një versioni të vetëm zyrtar i diskutimeve e ka kthyer këtë proces në përplasje në mes dy shteteve por edhe brenda spektrit politik në rrafshin e brendshëm”, ka potencuar Krasniqi.
Procesi i dialogut, sipas saj, po ashtu është karakterizuar edhe me mungesë të konsensusit politik e shoqëror si dhe mos zbatim të marrëveshjeve të arritura.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...