Krasniqi: Populli ynë e ka provuar se vota i ka sjellë shpresa të thyera e zhgënjim

12:00 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Sekretari i NISMA-s, Jakup Krasniqi ka thënë se është koha që vota e qytetarit t’ia kthen shpresën, besimin dhe përspektivën Kosovës.

Krasniqi, duke aluduar në thënien e ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln se më votë mund ta vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu, ka thënë se mendim më adekuat në këto ditë nuk ka, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Mendim më adekuat për rëndësinë e votës është e vështirë ta gjesh diku tjetër!

Populli ynë e ka provuar sa e sa herë, se pushka i ka sjell: liri, shpresë e besim për jetë, zhvillim e perspektivë!

Gjithashtu, populli ynë e ka provuar dhe e ka shumë të freskët se vota i ka sjell: shpresa të thyera e zhgënjim! Kujtoni fillimin e vitit 2015!

Është koha që vota qytetarit t’ia kthen shpresën, besimin dhe perspektivën në Kosovën e lirë! Kjo është në duart e qytetarëve në zgjedhje të lira e të drejta!

Koha është për orientimin e ri socialdemokrat!

Me ne është përvoja, përkushtimi dhe përgjegjësia!

Me ne është qëndrimi vertikal pë komb e atdhe, për liri e pavarësi!

Besoni qëndrimit tonë vërtikal nëpër kohë të vështira!./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme