Presidenti i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi, në ceremoninë e dorëzimit të flamurit nga presidentja Vjosa Osmani, tha se Kosova për herë të tretë do të jetë pjesë e spektaklit më të madh në botë, lojërave olimpike. Ai tha se ky është një moment që nuk i përket thjesht sportit, por, siç tha a, është një pjesë e historisë kombëtare dhe një ëndërr që po behët realitet falë përpjekjeve të palodhshme dhe pasionit të zjarrtë.
“Ky udhëtim ka qenë i mbushur me sfida dhe sakrifica, por gjithashtu me momente triumfi dhe krenarie
Ai tha se Kosova po shkon në Paris më një ekip të jashtëzakonshëm me nëntë garues ku gjashtë prej tyre kanë fituar normat olimpike arritje kjo që ndriçon si një yll i shndritshëm në qiellin tonë, pesë prej këtyre yjeve janë nga sporti i xhudos dhe një nga boksi, duke treguar forcën dhe vendosmërinë tonë tre sportistë të tjerë janë nga mbretëreshat e sportit, dy nga noti dhe një nga atletika
Krasniqi tutje tha se lojërat olimpike janë një arenë ku ëndrrat behën realitet, ku sakrificat shpërblehen dhe ku shpirti njerëzor arrin kulmet e tij më të larta.
“Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra është më shumë se sa një garë është një manifestim i shpirtit kombëtar, një dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta dhe një sinjal se Kosova është këtu dhe do të qëndron për të lënë gjurmë”, tha Krasniqi.
Sipas tij përgatitjet kanë qenë të gjata dhe intensive, ku komiteti olimpik i Kosovës ka punuar pa pushim për të mbështetur sportistët në çdo hap të rrugës./rtk/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale