Google ADS

Krasniqi përkujton të rënët në Kaçanik: Shteti ynë është ngritur mbi sakrificën sublime të mijëra familjeve shqiptare

14:43 | 9 Prill 2024
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar 25 vjetorin e të rënëvë në Kaçanik.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se shteti ynë është i ngitur mbi sakrificën sublime të mijëra familjeve shqiptare, shkruan Arbresh.info.

“25 vite më parë, me idealin e lirisë në zemër, 28 dëshmorë dhe 32 martirë ia falën jetën Kosovës, në betejën e “Lagjes së Re” dhe të Rakocit në Kaçanik. Shteti ynë është ngritur mbi sakrificën sublime të qindra e mijëra familjeve shqiptare – të cilat nuk kursyen asgjë në përpjekjen shekullore për liri dhe pavarësi.”, ka shkruar Krasniqi.

“Lavdi e përjetshme!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme