Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar ish-kryeministrin e parë të vendit, Dr.Bajram Rexhepin, në 6 vjetorin e vdekjes së tij.
Krasniqi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Rexhepi ishte politikan parimorë duke ia kushtuar sipas Krasniqit një jetë të tërë atdheut dhe popullit.
“Politikan parimor, lider i përgjegjshëm, mjek profesionist e atdhetar, mik e bashkëpunëtor korrekt, familjar i dashur. I tillë do të mbetet në kujtesën e gjithsecilit prej nesh kryeministri i parë në Kosovën e pasluftës, doktori i UÇK-së, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, ish-Ministri i Punëve të Brendshme, kirurgu i suksesshëm – Dr. Bajram Rexhepi. Një jetë e tërë në shërbim të atdheut dhe popullit! – është fraza që e karakterizon më së miri jetën dhe veprën e Bajram Rexhepit”, ka shkruar Krasniqi.
“I përjetshëm mbetet kujtimi për të!”, tha Krasniqi në fund./Arbresh.info/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...