Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përmes një video postimi në facebook ka treguar se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë është mbi 200 vjet e vjetër.
Krasniqi ka thënë se e gjithë puna është bërë nga Shyqri Nimani, i cili për 16 orë punë e ka përfunduar shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë.
“Besoj se të gjithë i keni pa pamjet e artistit tonë të shquar profesor Shyqri Namani, duke shkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Por a e dini se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë, është mbi 200 vjet e vjetër. Kjo pergamenë e veçantë i është bërë dhuratë shtetit tonë nga Muzeu i Londrës në Angli. Profesori Shyqri Bytyqi që ka bërë një punë fantastike në shkrimin e tij, e ka filluar punën në mbrëmjen e 16 shkurtit dhe mbas 16 orësh punë e ka përfunduar shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë. Deklarata origjinale që nga 17 shkurti 2008 gjendet në kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...