Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka takuar kandidatët e partisë së tij të cilët kandidojnë për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për katër komunat veriore.
Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë takim diskutuan për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill.
“Pata kënaqësinë të takoj kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale – Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan,
Në këtë takim diskutuam për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill, dhe për gatishmërinë e kandidatëve të PDK-së për të marrë përgjegjësi udhëheqëse dhe për të qeverisur për të gjithë qytetarët, pa dallim, përkundër sfidave për shkak të tensioneve në këtë pjesë të vendit. Ata janë të vendosur që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim të paepur dhe për këtë e kanë mbështetjen e plotë timen dhe të PDK-së”, ka thënë Krasniqi.
Po ashtu i pari i PDK-së, ka thënë se: “Ndonëse procesi i votimit do të organizohet kryesisht nëpër qendra alternative të votimit, ne ftojmë të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre.
Po ashtu, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse të sigurisë, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi. /Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...