Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez për hapjen e negociatave me BE-në.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka përgëzuar parlamentin maqedonas për këtë vendim, duke thënë se ata treguan vetëdije të lartë shtetërore.
Krasniqi ka thënë se rol të madh në këtë vendim kishin edhe deputetët shqiptarë, që lanë anash populizmin dhe sipas tij u sollën si burrështetas.
Ai ka thënë se ky vendim i Maqedonisë, rikthen shpresën për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
E përgëzoj shumicën parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila sot, duke treguar vetëdije të lartë shtetërore, me shumicë votash votoi propozimin francez.
Hap, sa i rëndësishëm aq edhe historik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat ditëve që vijnë do të hapin edhe zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Duhet të vlerësojmë veçanërisht përkushtimin e deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët duke lënë anash populizmin e duke u sjellë si burrështetas në një kompromis jo të lehtë, dëshmuan lidership frymëzues për tërë rajonin.
Vendimi i radhës i BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikthen shpresën dhe besimin e lëkundur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, posaçërisht për Kosovën që pret vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. /arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...