Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime në emër të PDK-së për familjen e miqtë e tij. Kryetari i PDK-së ka lartësuar veprën e ish-presidentit Nishani, duke e cilësuar atë si “ndër burrështetasit më të mëdhenj të Shqipërisë”.
“Na paska lënë një ndër burrështetasit e mëdhenj të Shqipërisë. Me dhembje mora lajmin e trishtë për vdekjen e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen Nishani, për miqtë e bashkëpunëtorët e tij”, shkruajti ndër të tjera Krasniqi.
Ish-Presidenti i Shqipërisë ndërroi jetë të shtunën, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital jashtë vendit.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit shqiptar u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.
Postimi i plotë:
Na paska lënë një ndër burrështetasit e mëdhenj të Shqipërisë. Me dhembje mora lajmin e trishtë për vdekjen e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Punëtor i palodhshëm, njeri i edukuar, bashkëpunëtor besnik e patriot. Kështu do ta kujtojmë përherë figurën dhe personalitetin e shquar të Bujar Nishanit, që tërë veprimtarinë e tij politike ia kushtoi shtetit të Shqipërisë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshqiptare.
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen Nishani, për miqtë e bashkëpunëtorët e tij.
Nderimet më të larta për jetën dhe veprën e Presidentit Bujar Nishani!
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...