Ai ka thënë se, nëse institucionet e Kosovës mund të akuzohen për ndonjë shkelje, shkelje kanë bërë shkelje, shkeljet i kanë bërë kur nuk i kanë zbatuar aktet bazike të shtetit!
“Për sa u përket institucioneve vendore të shtetit, Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta si edhe vendimi i GJND-së, i obligojnë që të gjitha këto institucione dhe drejtuesit e tyre që t’i mbrojnë të gjitha dokumentet që kanë sjellë pavarësinë e sidomos i obligon Kushtetuta, dokumenti bazik i shtetit. Prandaj mund të thuhet më plotë të drejtë se këto dokumente bazike të shtetit janë shkelur rend që nga koha kur kanë filluar bisedimet politike të Brukselit, bile edhe të bisedimeve teknik, të cilat kanë pranuar që të bisedojnë si subjekt jo i barabartë me palën serbe. Pra është bërë shkelje ligjore e kushtetuese, kur Kosovës i është vendosur fusnota krye në veti nga një delegacion i Kosovës për bisedimet teknike të Brukselit. Por, nëse janë bërë këto lëshime nga zyrtarë të papërgjegjshëm të shtetit dje, kjo nuk do të thotë që papërgjegjësia e zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të vazhdoi pambarim. Tani është momenti që kjo praktikë e veprimeve të paligjshme të pushoi një herë e mirë. Dhe institucionet e shtetit e sidomos Sistemi i Drejtësisë të vazhdojnë që t’i kryejnë detyrat e tyre sipas Kushtetutës e ligjeve në fuqi.”
“Qeveria e Kosovës me veprimet e fundit, nuk ka bërë asnjë mëkat të vetëm, ajo tani po merr vendime që institucionet e shtetit është dashur t’i merrte kohë më parë. Mbase është koha që Sistemi i Drejtësisë të merret seriozisht me shkelësit e akteve bazike të shtetit. Kushtetutshmëria e ligjshmëria duhet të sundojnë në ketë vend e në çdo pjesë të tij dhe ndaj cilitdo shkelës”, ka thënë Krasniqi.
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...