Google ADS

Krasniqi për taksën: Mos të merren vendime krye n’vete

22:32 | 21 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i Këshillit Nacional të Nismës Social Demokrate, Jakup Krasniqi sonte në ‘A Show’ ka thënë se udhëheqësit e shtetit nuk duhet të marrin vendime vet, duke komentuar çështjen e taksës.

Sipas tij, të gjithë bashkë duhet të ulen dhe të shohin së pari interesin nacional.

‘’Kam qenë ithtarë që të mos merren vendime krye në veti. Kam kërkuar që forcat politike në Kosovë të ulen, bisedojnë dhe të shohin interesin nacional’’

’Për taksën duhet të ketë qëndrim të përbashkët politik. Ata janë përfaqësuesit e qytetarëve të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme