Google ADS

Krasniqi për rastin e të miturës nga Drenasi: Është pasojë e politikës dhe drejtësisë së pamoralshme

17:13 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

Profesori i Universiteti të Prishtinës, Milazim Krasniqi ka reaguar për rastin e të miturës nga Drenasi.

Krasniqi përmes një postimi në facebook ka shkuar se kjo është pasoje e politikës dhe drejtësisë së pamoralshme, shkruan arbresh.info.

“Këta monstra dhunuesish të egër, i ka prodhuar politika e pamoralshme dhe drejtësia e pamoralshme. Pse? Sepse kur shohin sjelljet dhe veprimet e pamoralshme të shumë politikanëve dhe kur binden se nuk i arrin dora e drejtësisë, njerëzit e poshtër trimërohen dhe bëjnë punë të ndyra”, ka shkruar Krasniqi.

Ai po ashtu ka shkruar se shteti është formuar duke u bërë kujdestari dhunesëve.

“Zatën, shteti është formuar për të bërë kujdestari mbi dhunuesit e për t’i mbrojtur të dobëtit|, ka përfunduar ai.

E pak minuta më parë për rastin e të miturës nga Drenasi nga Reaguar edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).
Përmes një komunikate MAShT ka dënuar ashpër rastin, shkruan arbresh.info.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), dënon ashpër rastin e abuzimit të nxënëses 16 vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit. Ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/

Lexo edhe: MAShT reagon për rastin e të miturës nga Drenasi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme