Kryetari i Partisë Demokratike së Kosovës, Memli Krasniqi përmes një shkrimi në facebook, ka kujtuar 27 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës.
Ai ka shkruar se bota sot shënon 27 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, ku mbi 8 mijë djem, burra e pleq u ekzekutuan në harkun e pesë ditëve, në aktin më të tmerrshëm të gjenocidit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Krasniqi thotë se qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhimbje në Ballkan, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar.
Postimi i plotë:
Sot, bota shënon 27 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, ku mbi 8 mijë djem, burra e pleq u ekzekutuan në harkun e pesë ditëve, në aktin më të tmerrshëm të gjenocidit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në këtë projeksion tragjik, të planifikuar e çnjerëzor, shumë nëna u lanë pa fëmijë, motra pa vëllezër, vajza pa baballarë – e një regjion i tërë pa burra.
Kriminelët serb, të udhëhequr nga kasapi Ratko Mladiç, nuk kishin kursyer as fëmijët e gratë.
Vajza e familjes Muhiç, e lindur më 13 korrik 1995 dhe Saha Izmirliç, e lindur më 1901, janë viktimat më të reja, respektivisht më të vjetra, të gjetura në varrezën masive të Potoçarit.
I njëjti mentalitet sistematik, i orkestruar e gjakatar serb, i ngritur mbi vdekjet e përndjekjet, me karakter të pastër gjenocidal e duke mos kursyer askënd, u realizua edhe në Kosovë më 1998-99.
Fatkeqësisht, qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhimbje në Ballkan, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar.
Asnjëherë nuk do të harrojmë – asnjëherë të mos përsëritet!
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja