Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ka cilësuar skandaloze marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat derisa thotë se Qeveria Kurti e ka legjitimuar Serbinë.
Ai tha se kjo është pikënisje e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive.
“Kjo për mendimin tim është legjitimim i tabelave të Zajednicës. Ky rrezikon të jetë hapi i parë për instalimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Pasojë absolute është fakti që targat për qytete të Republikës së Kosovës që lëshohen nga Serbia tashmë janë legjitimuar. Kjo qeveri po legjitimon një sistem juridik tjetër në veri dhe tjetër në pjesën tjetër”.
“Nga ajo që ne pamë dje janë disa hapa mbrapa. Ajo çfarë u publikua nga Miroslav Lajçak ishte thjesht një marrëveshje për t’u marrë vesh në të ardhmen, ndërsa realisht ata ishin kthyer në një marrëveshje që kishte ndodhur më 2016-ën. Rezultati është që për herë të parë në histori të Kosovës Brukseli vendos se ku dhe kur vendos institucionet të lëvizin përbrenda kufijve të Kosovës. Ishte një ofendim i rëndë për Policinë e Kosovës, të cilët e kanë kryer detyrën në mënyrën profesionale”, ka deklaruar Krasniqi në T7.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...