Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas miratimit të ligjit për Këshillin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës sot në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi ka thënë se miratimi i këtyre ligjeve është vazhdimësi e mentalitetit autoritar dhe antikushtetues të Qeverisë Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Arbresh.info.
“Përkundër mocionit të opozitës për t’i tërhequr këto projektligje për shkak të vërejtjeve dhe shkeljeve të shumta – Qeveria nuk deshi të dëgjoj dhe procedoi me veprimet e saj anti-kushtetuese, në tendencën për të nënshtruar e kapur Mediat dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Projektligji për KPM-në, i tillë siç është miratuar, është kundërshtuar fuqishëm edhe nga vet gazetarët dhe asociacionet e tyre vendore e ndërkombëtare”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Lexo edhe:
Sipas tij, sot shteti i ka dhënë një goditje të fuqishme demokracisë, lirisë së shprehjes dhe drejtësisë.
“Sot, fatkeqësisht, demokracisë, lirisë së shprehjes dhe të informimit të pandikuar, si dhe drejtësisë së pavarur nga pushteti, në kundërshtim edhe me çdo praktikë dhe standard evropian, iu dha një goditje e fuqishme nga vetë shteti i cili është i thirrur për t’i mbrojtur e mbështetur këto liri e këto parime”, shkroi ai.
“Partia Demokratike e Kosovës do ta kundërshtojë këtë qasje populiste që po e dëmton perspektivën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë, të cilët me kohë dhe zëshëm i kanë kundërshtuar ligjet e kaluara sot nga pushteti aktual. Ne do të vazhdojë angazhimin tonë në mbrojtje të ligjshmërisë, të kushtetueshmërisë dhe të interesave të vendit, përmes kundërshtimit edhe të këtyre dy ligjeve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, shkroi i pari i PDK-së./Arbresh.info
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin