Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të bisedës mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se ofendimet nga Kusari – Lila ndaj veteranëve të UÇK-së janë të papranueshme dhe sipas tij me këtë mentalitet, Kosova jo vetëm që s’ka të ardhme, por rrezikon ta cenoj edhe të kaluarën e saj të lavdishme, shkruan Arbresh.info.
“Ofendimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i heroit Enver Zymberi – që ra në detyrë duke mbrojtur sovranitetin e shtetit, si dhe i kolegëve të mi të Partisë Demokratike të Kosovës nga eksponentja kryesore e pushtetit të Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës, është manifestimi më i hapur i mentalitetit tinëzar, mashtrues e pa dinjitet, që e ka kjo mazhorancë që sot e drejton vendin. Aq më shumë kur krejt këto paskan ndodhur gjatë serive të koordinimit me punëtorët e Milan Radojçiqit”, tha Krasniqi.
Tutje ai theksoi se Qeveria e Kurtit ka degraduar në çdo sferë të jetës.
“Qeverisja e Albin Kurtit e ka degraduar çdo sferë të jetës. Stagnim në ekonomi, komë në diplomaci, kolaps në shendetësi, degradim në arsim, izolim ndërkombëtar e kërcënim të fjalës së lirë. Tashmë edhe dëshmi konkrete për veprime të koordinuara mes Kurtit e Radojçiqit, përmes mashave të tyre Kusari-Lila e Simiq”, tha lideri i opozitës.
Kreu i PDK-së tha se ka vetëm një rrugë për ta ndalë këtë degradim të gjithanshëm: “Zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, për ta kthyer Kosovën në drejtimin e duhur!”./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...