Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen e gjykohen në Hagë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë marrë pjesë në gala koncertin e organizuar për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës Marinë të Skenderajt.
Krasniqi, përmes Facebook-ut, ka shkruar se historia e lavdishme dhe ëndrra e së ardhmes u bënë bashkë me simfoni nderimi, kujtimi dhe feste, shkruan Arbresh.info.
“Simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mes të skenës së ngritur me shije dhe elegancë, bënte që secili zë që ngjitej aty – të dukej sikur vinte nga vetë shpirti i kombit tonë. Nga meloditë emocionuese e deri te interpretimet që preknin zemrën, çdo moment ishte i mbushur me thelbin e rrugëtimit tonë kolektiv”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shkruar se “nuk kishin si të mungonin, megjithëse padrejtësisht të zbrazëta, karriget e rezervuara pranë bashkëshorteve të tyre, për heronjët tanë të luftës dhe paqes – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”.
Krasniqi u shpreh se në atë hapësirë të shenjtë, ka kumbuar refreni i përjetshëm i lirisë, një dëshmi e guximit dhe shpirtit të paepur njerëzor që nuk njeh kufi./Arbresh.info/
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...