Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së njëherë ish anëtar i Vetëvendosjes, Frasher Krasniqi ka reaguar pas publikimit të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar vdekja e Deharit duhet të hetohet deri në fund, shkruan arbresh.info.
Krasniqi ka shtuar se Dehari është mbajtur padrejtësisht në burg dhe ka vdekur nën mbikëqyrjen e sistemit të drejtësisë.
“Drejtësi për Astritin!
Vdekja e tij duhet të hetohet deri në fund. Pa lënë dykuptimësi e as dilema.
Astriti është mbajtur padrejtësisht në burg. Ai ka vdekur nën mbikëqyrjen e sistemit tonë të drejtësisë. Ja dy vepra penale që është dashur të ngriten moti, pa pritur rezultate hetimesh”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe rreth një orë më parë ndryshe sot Prokuroria Themelore në Prizren raportin e ekspertizë në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe u ka dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.
Lexo edhe: ?LIVE Raporti i Zvicrës: Astrit Dehari është vra
Për këtë kanë reaguar edhe anëtarët e tjerë dhe vet Lëvizja Vetëvendosje.
Në komunikatën e VV-së huhet se Dehari është vrarë për shkak se ka qenë aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu aty kërkohet që të nisin hetimet dhe kryesit e vrasjes të vihen para drejtësisë./arbresh.info/
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...