Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi tha se në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës, temat kryesore të cilat u diskutuan ishin angazhimi i të rinjve në politikë dhe inkuadrimi i drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje.
“Angazhimi i të rinjve në politikë dhe inkuadrimi i drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje – ishin temat të cilat i diskutuam sot në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI)”, shkruan Krasniqi në Facebook.
Tutje ai shkruan se askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre.
“Askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre – posaçërisht sot në një periudhë të zhvillimeve të mëdha të trendeve dhe shoqërive në botë. Prandaj, sot, më shumë se kurrë më parë, është e rëndësishme që gjeneratave të reja t’u jepet hapësirë për të vepruar – për Kosovën dhe të ardhmen që ata dëshirojnë”,
shprehet ai.
Tutje Krasniqi shprehet se PDK mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës.
“Partia Demokratike e Kosovës mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës, por edhe për t’iu besuar pozita udhëheqëse dhe përgjegjësi publike e shtetërore. Vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia”, shkruan Krasniqi./Arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?