Google ADS

Krasniqi pas anëtarësimit të PDK-së në LIBSEEN: Do të punojmë për një të ardhme evropiane për Kosovën

18:01 | 14 Maj 2022
S D

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  pas anëtarësimit të PDK-së në rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN),  përmes një postimi në Twitter, ka thënë se PDK, është e përkushtuar që të punojnë për një të ardhme evropiane për Kosovën.

Ai po ashtu ka falënderuar Roman Jakiq, i cili është kryetar i Rrjetit Liberal të Evropës Juglindore, për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë PDK-së.

“I lumtur të njoftoj se Partia Demokratike e Kosovës është bërë anëtare e plotë e LIBSEEN. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për një të ardhme evropiane për Kosovën dhe të gjitha vendet në Evropën Juglindore. Falënderoj Roman Jakiq dhe të gjithë miqtë e tjerë të LIBSEEN për mbështetjen. Faleminderit Ilhan Kyuchyuk për udhëheqjen e tij” ka thënë Krasniqi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme