Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim, në një intervistë për Telegrafin me gazetar Muhamet Hajrullahu ka folur për procesin zgjedhor të raundit të dytë, si dhe numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së.
Ai tha se është shumë me rëndësi që procesi i numërimit të votave nga Qendra e Numërimit të Rezultateve (QNR), të jetë një proces transparent dhe të kryhet sa më shpejt, duke mos lënë hapësirë për dyshime të mundshme.
Kjo pasi që sipas tij, gara është shumë e ngushtë në disa komuna të Kosovës sikurse në Prishtinë, Prizren, Dragash, Rahohec, Istog e Kllokot.
“Është shumë me rëndësi që të jetë një proces transparent. Nuk duhet të lejojnë vonesa, duhet të kenë staf të përkushtuar. Edhe partitë politike duhet të zgjedhin njerëzit më të mirë që mos të kontestohet rezultati”.
I pyetur se a mund të kryhet procesi i numërimit deri në fund të javës ai tha: “Nuk besoj që mundet me ndodh deri të premten, duke e parë edhe ritmin e punës së KQZ-së nga zgjedhjet e kaluara”.
Ai gjithashtu tregoi se në disa komuna ku është një rezultat mjaft i ngushtë, votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara, mund të përmbysin rezultatin aktual.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...