Google ADS

Krasniqi: Nuk do ta luajmë rolin e arbitrit mes VV dhe grupit të pavarur të deputetëve për shkarkimin e Aidës

18:12 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme dhe se nuk e sheh të arsyeshme këtë pasi që raporti i progresit e ka një pikë që sipas tij thotë se Kuvendi po mbanë shumë seanca të jashtëzakonshme.

“Nesër do të mbahet seancë dhe unë nuk e shoh të arsyeshme pasi që edhe raporti nuk është përkthyer dhe ka shumëkush që se kupton”, ka thënë ai.

I pyetur nga portali Arbresh.info se a do ta mbështesin kërkesën e VV-së për shkarkimin e Aidës ai tha se është shumë poshtë kjo pikë e rendit të ditës.

“Nuk kemi diskutuar për këtë pikë mes vete si PDK. Është shumë poshtë kjo pikë. Ne nuk e kemi në mendje ta luajmë arbitrin mes VV dhe grupit të pavarur. Le te merren vesh mes vete”, ka thënë ai duke mos treguar a do ta votojnë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme