Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në ditën e flamurit kombëtar ka ka zgjedhur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për të vizituar nga ku edhe ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë.
Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nga ky vend do të niste rrugëtimi për mëkëmbjen e kombit tonë, në një valë përpjekjesh të mëdha e të mundimshme, përballë apetiteve territoriale e pushtuese të kohës, transmeton arbresh.info
“Sot nderojmë rilindasit, intelektualët, patriotët, çlirimtarët dhe të gjithë ata që kanë rënë në rrugën e lirisë. Sot festojmë, sepse 28 nëntori është festë e madhe e shumë dimensionale për ne. Festojmë por nuk harrojmë sakrificën e heronjve tanë të gjallë, Hashim Thaçit e Kadri Veselit me shokë, që padrejtësisht nuk janë në mesin tonë, të cilët sot po mbrojnë të vërtetën dhe dinjitetin e këtij rrugëtimi historik të popullit tonë për liri e pavarësi”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i tij i plotë:
Rilindasit ishin vizionarë që punuan parreshtur për të ringjallur vetëdijen çlirimtare të trashëgimisë së Skënderbeut, vetëdije politike e kombëtare që u materializua pikërisht këtu në Lidhjen e Prizrenit, me bashkimin më të madh të popullit shqiptar. Nga ky vend do të niste rrugëtimi për mëkëmbjen e kombit tonë, në një valë përpjekjesh të mëdha e të mundimshme, përballë apetiteve territoriale e pushtuese të kohës.
Abdyl Frashëri me intelekt e diplomaci, Ymer Prizreni me organizim e punë dhe Sulejman Vokshi me bashkëkohanikë të shumtë me pushkë, do t’i jepnin jehonë kauzës së shenjtë për liri, trajektorja e të cilës do shkëlqente më pas në Vlorë me 28 nëntor të vitit 1912, atë ditë kur Ismail Qemaili, i mbështetur nga intelektualë e patriotë nga të gjitha trevat shqiptare, do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.
Ajo çfarë ishte e drejtë e jona historike, u cënua nga padrejtësia politike, të cilën populli i Kosovës e ka pasur barrë për afër një shekull. Por, 28 nëntorët tanë nuk u ndalën. Kjo datë u bë aksiomë e qëndresës dhe mosnënshtrimit, të cilën e kemi parë në vepër me 28 nëntor të vitit 1997, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli hapur për të shtruar rrugën e çlirimit të Kosovës.
Adem, Hamëz e Shaban Jashari do ta shndërronin Prekazin në një referencë të pashterrshme për sakrificën dhe lavdinë e luftës së drejtë të UÇK-së, duke mbajtur gjallë vijimësinë e idealeve të Lidhjes së Prizrenit, projekt që u përmbyll më shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 2008-tën.
Sot nderojmë rilindasit, intelektualët, patriotët, çlirimtarët dhe të gjithë ata që kanë rënë në rrugën e lirisë. Sot festojmë, sepse 28 nëntori është festë e madhe e shumë dimensionale për ne.
Festojmë por nuk harrojmë sakrificën e heronjve tanë të gjallë, Hashim Thaçit e Kadri Veselit me shokë, që padrejtësisht nuk janë në mesin tonë, të cilët sot po mbrojnë të vërtetën dhe dinjitetin e këtij rrugëtimi historik të popullit tonë për liri e pavarësi.
Nga vendi ku nisi ky rrugëtim, nga Prizreni i Lidhjes Shqiptare, ju uroj të gjithëve 28 Nëntorin!/arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...