Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marr pjesë në panelin e organizuar me temën “Formësimi i së ardhmes së Evropës: autonomia strategjike, zgjerimi dhe reforma evropiane” në Bruksel.
Në fjalën e tij të rastit, Krasniqi para të pranishmëve ka theksuar se Kosova është vendi më pro BE-së teksa ka shtuar se Bashkimi Evropian, një dhe i bashkuar, është përgjigje ndaj kërcënimeve nga jashtë por edhe nga brenda rajonit tonë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sot, në Bruksel, në kuadër të Kongresit të jashtëzakonshëm të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) dhe hapjes zyrtare të fushatës së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, mora pjesë në panelin e organizuar me temën “Formësimi i së ardhmes së Evropës: autonomia strategjike, zgjerimi dhe reforma evropiane”.
Gjatë këtij diskutimi, duke rithkesuar nevojën e rifuqizimit të besimit të ndërsjellë mes shteteve kandidate dhe BE-së, propozova që procesi i anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe i Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të shtrohet në disa faza konkrete, të prekshme dhe të vazhdueshme.
Shtetet kandidate për anëtarësim në BE kanë nevojë të shohin progresin dhe rezultatet e angazhimit të tyre në rrugën e integrimit – jo të presin vetëm fundin e tërë procesit për t’u njoftuar me epilogun.
Vetëm një Bashkim Evropian që përfshinë të gjithë Evropën gjeografike do të garantojë një Evropë që është në gjendje të përballojë sfidat e sigurisë me të cilat po përballet. Kosova është e gatshme të mbajë pjesën e saj të përgjegjësisë, si vendi më pro BE-së, e përkushtuar ndaj të njëjtave vlera dhe parime.
Bashkimi Evropian, një dhe i bashkuar, është përgjigje ndaj kërcënimeve nga jashtë por edhe nga brenda rajonit tonë. Kosova, respektivisht Ballkani Perëndimor, i anëtarësuar në BE, do të mbyllte përgjithmonë derën për ideologjitë dhe ndikimet e tjera në vendet e rajonit./Arbresh.info
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...