Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur rreth qeverisjes së Albin Kurtit dhe deklaratës së tij se nuk ka kush të bëjë opozitarizëm në vend.
Krasniqi tha se nga zoti Kurti s’ka çfarë të mësohet, as opozitarizëm as qeverisje.
“Nga zoti Kurti ne s’kemi çfarë të mësojmë, as opozitarizëm dhe as qeverisje. Ai do të ishte mirë të mësonte nga qeverisja e PDK-së. Ka tashmë dy vite në pushtet dhe s’mundet t’i numërojë 3 projekte të mëdha të qeverisjes ë tij. Opozitarizimi i zotit Kurtit s’ka qenë opozitarim, po bojkotim. Opozitarizmi jonë do të bazohet në kompetencë dhe dije. Cinizmin e zotit Kurtit e kuptoj, eshte pjesë e karakterit politike që ai ka ndërtuar. Ajo ç’ka duhet të përjetonim nga zoti Kurti është qeverisje, këtë s’po e shohim. PDK nën udhëheqjen time dhe bashkë me instancat drejtuese do ta kthejnë debatit tek alternative, tek oferta. Kemi qeveri po s’kemi qeverisje. Po flasim për një menaxhim shkarazi të problemeve” tha Krasniqi në emisionin “Prime”.
Rama ndan albumin e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...