Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” thotë se nëse konfirmohen aktakuzat e Speciales gara për ta pasuar Kadri Veselin në krye të PDK-së do të jetë mes njerëzve të mbështetur nga Hashim Thaçi dhe atyre që i preferon Kadri Veseli.
Krasniqi në RTV Dukagjini thotë se nuk beson që në rastin e konfirmimit të aktakuzës PDK do të mbetet si dikur AAK, me kryetar në Hagë.
“Është parë që zoti Veseli e ka favorizuar Uran Ismailin duke favorizuar menjëherë atë duke emëruar edhe nënkryetarë të partisë, kurse Enver Hoxhaj është një tjetër opsion që mund të përkrahet nga zoti Thaçi. Pra rivalitetin më të madh e shoh mes këtyre dy figurave për ta pasur Kadri Veselin nëse Spacialja konfirmon aktakuzat”, tha ai.
Anëtari i shoqërisë civile thotë se PDK mund të ketë opsion edhe zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm.
Duke folur për koalicionin e mundshëm LDK-PDK, Krasniqi thotë se një koalicion i tillë AAK-në do ta marxhinalizonte pasi sipas tij ajo askujt më nuk do t’i prishte punë nëse largohet nga koalicioni.
“Prandaj AAK e di se për momentin i ka votat e vlefshme për presidentin dhe do të merr pushtet sa më mirë”, tha ndër të tjera Albert Krasniqi.
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...