Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka qëndruar në Komunën e Vitisë, ku ka vizituar prodhuesit dhe ndërmarrësit e kësaj komune.
Në njoftim thuhet se Krasniqi me ndërmarrësit dhe sportistët, diskutoi për sfidat me të cilat ata po ballafaqohen, kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete, marrë parasysh diskriminimin që po ua bën Qeveria Kurti qytetarëve të kësaj komune përmes ndarjeve buxhetore.
“Ajo që edhe këtu vërehet është diskriminimi i jashtëzakonshëm që Qeveria qendrore po ua bën qytetarëve të kësaj komune, si dhe shumë komunave tjera në Kosovë. Vetëm 4 euro për kokë banori për qytetarët e Vitisë i ka ndarë Qeveria me buxhetin e vitit të ardhshëm për projektet e reja investive. Është e papranueshme, është vërtetë një diskriminim i paparë ndonjëherë dhe i cili nuk e ndihmon zhvillimin e mëtutjeshëm të komunitetit dhe të komunës”, theksoi Krasniqi.
I pari i PDK-së, vlerësoi iniciativat private të ndërmarrësve të Komunës së Vitisë, të cilët si shumë ndërmarrës anë e mbanë Kosovës, të cilët po arrijnë të krijojnë vende të punës dhe po mundësojnë zhvillim ekonomik lokal, përkundër mungesës së mbështetjes nga Qeveria Kurti.
“Fatkeqësisht ne kemi një ekonomi në rënie, rritje ekonomike prej rreth 3.5 për qind me eksport të ulët, me investime më të ulëta se në të kaluarën dhe pa perspektivë zhvillimore, andaj për këto takime ka qenë shumë e rëndësishme që të marrim inputet e ndërmarrësve, të marrim inputet e bizneseve lokale për të ofruar në të ardhmen vërtetë, jo vetëm programet dhe projektet tona konkrete, por për t’i bërë pjesë të një modeli të ri qeverisës, të cilin si parti po e implementojmë në nivelin lokal, e të cilin do ta zbatojmë edhe në nivelin qendror”, theksoi kryetari Krasniqi.
Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi tha se rekomandimet e marra nga prodhuesit edhe sportistët dhe do t’i kenë parasysh në hartimin e programeve konkrete për ta.
“Në këto takime që patën në vizitën e disa prodhuesve, duke pasur parasysh që prodhimi është gjëja kryesore, që kontribuon për vendin, që ndihmon zhvillimin ekonomik, që ndihmon edhe në perspektivën e të rinjve. Sot, po vizitojmë edhe Klubin e Basketbollit në Viti që t’u japim vullnet njerëzve tanë, të rinjve tanë që të merren edhe me sport, që të jenë vlera”, theksoi Azizi.
Gjatë vizitës atje, ai i vizitoi edhe disa kompani.
Në fund, Krasniqi vizitoi klubin e basketbollit “Vitia”, ku zhvillojnë ushtrimet rreth 100 anëtarë të të gjitha kategorive të reja./Arbresh.info
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...