Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës zyrtare në Washington DC, ka takuar Adi Muzurovic, drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë diskutuar për situatën aktuale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë tek zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Ndamë shqetësimet e përbashkëta dhe u dakorduam për nevojën e koordinimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Meqë sfidat e sotme kërkojnë një kuptim të ri dhe më të gjerë të sigurisë kombëtare, drejtorit të NSC i shpreha qëndrimin tim dhe të PDK-së se koordinimi dhe bashkëpunimi me partnerët tanë ka qenë dhe vazhdon të mbetet jetik për popullin e Kosovës”, tha Krasniqi.
Lideri i opozitës tha se nuk ka liri, zhvillim e as integrim pa siguri, gjë të cilën, siç shkruan Krasniqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar për më shumë se dy dekada Kosovës.
“Mbi këtë akt të një partneriteti të besueshëm dhe themelor, ne mbesim thellësisht të përkushtuar që ta ruajmë e ta fuqizojmë këtë raport strategjik edhe në të ardhmen”, shtoi Krasniqi./arbresh.info/
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...